12:39 / 23.05.2019
Policia raporton për vdekjen në hotel të shtetasit malazez
Policia raporton se në një hotel është gjetur pa shenja jete një mashkull, shtetas i Malit të Zi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.























