09:27 / 24.05.2019
Policia gjen armë gjatë kontrollit të një makine
Njësiti policor ka ndaluar një veturë BMW me targa vendore me ngasës mashkull në lagjen “Dardania” në kryeqytet.
Gjatë kontrollit në çantën e dorës është gjetur dhe konfiskuar një armë Sig Sauer 7.65mm me tre fishekë.
Është konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të hetohet në procedurë të rregullt.























