Gjenden sasi e madhe e mjeteve eksplozive në Kaçanik
BKT
Kronika

Gjenden sasi e madhe e mjeteve eksplozive në Kaçanik

Një person ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij në Kaçanik, kishte hasur në disa mjete të dyshuar eksploduese.

Njësia e për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë granata dore, njëmbëdhjetë mina anti-këmbësorike, tre detonator dhe një ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin.


MË SHUME NGA Kronika