10:06 / 25.05.2019
Kapen tre klandestinë në Kapshticë
Janë kapur tre klandestinë në kufirin e gjelbër në Kapshticë nga forcat e Frontex dhe policia kufitare e Shqipërisë.
Ora News raporton se të tre refugjatët janë meshkuj. Ata u kapën gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes.
Frontex po bën kontrollet së bashku me policinë kufitare në kufirin e gjelbër me kamera termike.























