11:52 / 28.05.2019
Gruaja sulmon bashkëshortin në Prizren, arrestohet
Një femër është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë konfiskuar një mjet te mprehtë, i cili dyshohet se ishte përdorur në rast.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























