Fier, nuk rikthehet në burg pas daljes me leje, arrestohet
BKT
Kronika

Fier, nuk rikthehet në burg pas daljes me leje, arrestohet

Një shtetas 36 vjeçar, banues në Ballsh, me iniciale G.T ka thyer lejen e dhënë nga IEVP Fier, duke mos u kthyer më në vendin e kryerjes së dënimit.

Menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij duke bërë edhe arrestimin për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Pas kontrollit të ushtruar, 36 vjeçarit ju gjet hashash dhe një patentë greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njoftimi i Policisë

Nga shërbimet e Njësisë Operacionale "Sopoti" në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vendin e quajtur "QTU" u kap shtetasi i shpallur në kërkim:

G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh.

Shtetasi G.T ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e falsifikuar.

Në këto kushte u bë ndalimi i tij për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.


MË SHUME NGA Kronika