16:11 / 31.05.2019
Sekuestrohen rreth 500 kg marihuanë në Itali, arrestohen 4 shqiptarë
Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej rreth 500 kilogramë kanabis gjatë një operacioni kundër një rrjeti kriminal, ndërsa ka vënë në pranga 5 persona.
Sipas mediave italiane, personat janë vënë në pranga në Firence, Siena, Brindisi, ndërsa një person është vënë në pranga në Vlorë. Nga të arrestuarit 4 prej tyre janë shtetas shqiptarë.
Mediat italiane shkruajnë se droga është transportuar nga Shqipëria në Pulia e më pas është shpërndarë në zona të tjera në Itali, por nuk bëhet e ditur data se kur mund të ketë ndodhur transporti./a2news/























