Arrestohen tre persona në Mitrovicë, iu gjetën drogë dhe armë
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, iu gjetën drogë dhe armë

Të premten në Mitrovicë janë arrestuar tre persona.

Policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të shtëpive të tyre, tek njëri janë gjetur dhe konfiskuar 16.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve të tjerë, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të ndryshme, katër fishekë të kalibrit 9 mm dhe tridhjetë e një (31) fishkë të kalibrit 7.65 mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 


MË SHUME NGA Kronika