14:26 / 01.06.2019
Godet një person me traktor, arrestohet
Një person i komunitetit serb është arrestuar në Graqanicë, pasi që me traktor kishte goditur viktimën mashkull nga po i njëjti komunitet, deri sa ai kishte qenë duke qëndruar në skaj të rrugës.
Në lidhje me rastin, prokurori kujdestar ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.























