14:04 / 02.06.2019
Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Mitrovicë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Mitrovicë, pasi ndaj tij kishte urdhër arrestit ndërkombëtar.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka sqaruar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse, në pikë kalimin kufitar në Vermicë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.























