13:12 / 04.06.2019
Vdes punëtori i lënduar para më shumë se një muaj në Obiliq
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një punëtor që ishte lënduar më 29 prill të këtij viti në Obiliq.
Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull k/shqiptar, i cili ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti vazhdon të hetohet.























