10:14 / 07.06.2019
Gjendet mortajë dore në hekurishte
Një person nga Podujeva pronar i një hekrarie ka raportuar se gjatë grumbullimit të hekurit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar mortajë në mënyrë të sigurt.























