10:25 / 07.06.2019
I burgosuri shkon në shtëpi për fundjavë, ndërron jetë
Shërbimi Korrektues i Kosovës, nëpërmes një komunikatë ka njoftuar se ka ndërruar jetë i burgosuri, me iniciale M. M, i lindur më 1981.
Për vdekjen e tij SHKK është njoftuar nga Policia sot rreth orës 5 e 15.
“I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019”, thuhet në një komunikatë të SHKK-së.
I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për veprën penale vjedhje e rëndë.
Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës.























