15:22 / 09.06.2019
Vdes pasi alivanoset në autobus
Një person ka vdekur dje në Komoran të Drenasit. Sipas Policisë, personi i cili ishte duke udhëtuar me autobus, papritmas është alivanosur.
Viktima me ambulancë është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.























