13:04 / 10.06.2019
E bën vëllanë për spital, arrestohet
Policia në Prizren ka arrestuar një të dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në spital, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.























