11:09 / 11.06.2019
Mosmarrëveshje me vëllanë, dëmton dyert e oborrit
Policia e Kosovës raporton se në Ferizaj është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij ka dëmtuar dyert e oborrit.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon armë M/48. Arma me pesë fishekë të kalibrit 7.9 mm dhe një thikë janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.























