11:08 / 12.06.2019
I dehuri tenton të sulmojë fizikisht bashkëshorten, arrestohet
Një person është arrestuar në Vitit nën dyshimin se në gjendje të dehur, ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi i është stabilizuar gjendja nga dehja, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në Viti, mëngjesin e djeshëm, njofton Policia.























