11:30 / 12.06.2019
Përleshet fizikisht me vëllanë e gruas
Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, është përleshur fizikisht me vëllanë e saj.
Viktima për shkak të shqetësimeve ka pranuar tretman mjekësor në QKMF-Malishevë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.























