12:24 / 12.06.2019
Itali, arrestohen 20 persona për kontrabandë të alkoolit
Policia italiane shkatërroi një rrjet të madh kontrabandues në Britaninë e Madhe sot, që vepronte në 17 vende të BE dhe në atë rast u arrestuan 20 vetë.
Policia në Udine tha se aksioni u krye në shtatë rajone italiane, raporton Ansa.
Personat e arrestuar kanë qenë anëtarë të bandës për vite të tëra, të cilët kanë shitur rreth 180 milionë litra alkool të kontrabanduar, duke dëmtuar administratën tatimore me 80 milionë euro.























