13:44 / 13.06.2019
Sulm me thikë në Prishtinë, lëndohen dy persona
Dy persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një zënke janë sulmuar fizikisht me thikë nga një person tjetër i cili gjendet në arrati.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:20, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.























