10:21 / 14.06.2019
Mosmarrëveshje pronësore, sulmojnë fëmijët e tyre të mitur
Policia raporton se pas një mosmarrëveshje pronësore dy të dyshuar në Podujevë kanë sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj, të mitur (fëmijë të tyre).
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.























