11:45 / 16.06.2019
Autoambulanca aksidenton gruan, e transporton në spital
Një autoambulancë ka përplasur një grua, "në rrugën e Durrsit", në Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se gruaja u përplas ndërsa po kalonte rrugën dhe ka qenë vetë autoambulaca që e ka transportuar në spital.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e saj.























