10:19 / 19.06.2019
Një person nga Prizreni arrestohet për dhunim seksual
Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi që i njëjti duke shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës femër ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Policia këtë rast e ka cilësuar si dhunim.























