18:51 / 19.06.2019
Një vajzë tenton vetëvrasje, shpëtohet nga qytetarët
Një vajzë ka tentuar sot në Prishtinë vetëvrasjen, por ajo është shpëtuar nga disa qytetarë.
Vajza kishte dal në terasën e një banesë në katin e tretë në rrugën “Agim ramadani”, dukë tentuar që të hedhet, por ajo është shpëtuar nga disa qytetarë, të cilët kishin hyrë në banesë dhe e kanë kapur atë para se të hidhej.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë dhe ekipet mjekësore.
Nuk dihen arsyet që kanë shtyrë vajzën drejt këtij veprimi.























