14:18 / 20.06.2019
Të shtëna me armë në mes të rrugës, një i plagosur
Një person ka mbetur i plagosur këtë të enjte në zonën e ish-Kënetës në Durrës, në afërsi të autostradës.
Burime paraprake thonë se i plagosur ka mbetur një person me iniciale J.M. Ai dyshohet se u qëllua nga një automjet që e ndoqi nga pas, nga rruga dytësore e Maminasit drejt zonës së ish-Kënetës.
Autorët mësohet se kanë qëlluar disa herë në drejtim të të plagosurit. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje dhe pritet që të kemi më shumë informacion në vijim./tvklan.al/























