Humb jetën aksidentalisht në punë 60-vjeçari
BKT
Kronika

Humb jetën aksidentalisht në punë 60-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë regjistrohet në fshatin Kosinë të Përmetit. Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nyjën e inerteve ku shtetasi me inicialet S.P., ka humbur jetën aksidentalisht.

Sipas policisë, bëhet me dije se 60-vjeçari ishte punonjës në një aktivitet privat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në  nyjen e inerteve  pranë fashatit Kosinë Përmet, ka humbur jetën aksidentalisht   shtetasi S.P., rreth 60 vjeç, banues në Përmet, i cili ishte punonjës në këtë aktivitet privat.

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika