16:54 / 21.06.2019
Zjarr në një banesë në Prishtinë
Një banesë është përfshirë nga zjarri para pak çastesh në rrugën "Rrustem Statovci", në Prishtinë. Dyshohet se është djegur ora e rrymës.
Disa nga banorët shihet se kanë mbetur brenda ndërtesës në ballkonin e saj, derisa ekipi i zjarrfikësve ka arritur në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe qendra emergjente.




























