11:43 / 26.06.2019
Një person rrah anëtarët e familjes në Vushtrri, policia e arreston
Një person në Vushtrri është arrestuar për dhunë në familje.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar anëtarët e familjes.
Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.























