Bariu sulmohet nga ujku në Han të Elezit
BKT
Kronika

Bariu sulmohet nga ujku në Han të Elezit

Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht ndihmën mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, mbrëmjen e djeshme.


MË SHUME NGA Kronika