11:26 / 01.07.2019
Katërvjeçari goditet nga vetura në Prizren, lëndohet rëndë
Një fëmijë katërvjeçar i gjinisë mashkullore ka pësuar lëndime të rënda, pasi është goditur nga një veturë e cila drejtohej nga një femër, njofton Policia.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda.
Rasti ka ndodhur në Prizren, pasditen e së dielës.























