Vdes 12 vjeçari pas goditjes së eskavatorit në Gjakovë
BKT
Kronika

Vdes 12 vjeçari pas goditjes së eskavatorit në Gjakovë

Një 12 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit nga eskavatori në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 19:00.

Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor, ndërsa trupi i pa jetë i është kthyer familjarëve.


MË SHUME NGA Kronika