12:20 / 02.07.2019
Arrestohet pasi i hyri në banesë dhe e kanosi një femër në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili ka hyrë pa dijeninë e një femrës në banesën e saj dhe ka kanosur atë.
Sipas Policisë, ai nga autoritetet kompetente ishte dëbuar nga banesa e viktimës femër por ai pas një kohe pasi ishte dëbuar nga banesa ishte kthyer prapë në atë vend dhe ka kanosë viktimën.
I dyshuari ka shkuar te banesa e saj derisa nuk ishte ajo prezent ne banesë, duke thyer derën e cilindrit dhe ishte futur brenda në banesë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Të dytë i përkasin nacionalitetit serb.























