13:03 / 02.07.2019
Vidhen armë dhe bizhuteri në Rahovec
Një person nga Rahoveci ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy armë zjarri me leje, bizhuteri si dhe gjësende tjera nga argjendi.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.























