11:48 / 03.07.2019
Rrënon objektin pa vendim gjykate, arrestohet
Policia në Pejë ka arrestuar i dyshuari , pasi që duke mos e pritur vendimin e Gjykatës për një pronë –objekt, e kishte rrënuar pa dijeninë e viktimës, i cili objektin e kishte shfrytëzuar për një kohë të gjatë dhe me këtë rast i kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Pas intervistimit, prokurori kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.























