Kapen 538 kg kokainë në Itali
BKT
Kronika

Kapen 538 kg kokainë në Itali

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e ministrit italian Matteo Salvini.

Droga është sekuestruar falë hetimeve e kontrollit të antimafias e antidrogës italiane në bashkëpunim me policisë doganore.

Kokaina e sekuestruar do të sillte për organizatat kriminale një përfitim prej mbi 200 milionë euro.

"Tolerancë zero ndaj narkotrafikantëve e mafias", është komenti i ministrit të Brendshëm italian, i cili ka falënderuar forcat e policisë për këtë operacion të suksesshëm.


MË SHUME NGA Kronika