15:35 / 05.07.2019
Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuar për mashtrim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve G.S. dhe E.B. për shkak të dyshimit se secili veç e veç ka kryer veprën penale Mashtrim.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve G.S. dhe E.B. i’u ka caktuar masën e paraburgimit për secilin nga 1 muaj.
Gjykata Themelore njofton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale që iu vihet në barrë dhe Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.























