12:59 / 08.07.2019
Digjet një lokal në Pejë
Viktima mashkull ka raportuar në Polici se i është djegur lokali prej druri në Pejë.
Sipas viktimës zjarri dyshohet të ketë ardhur nga rryma.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, zjarrfikësit dhe njësia e KEDS-it.
Nuk raportohet për të lënduar.























