11:14 / 09.07.2019
Sulmon fizikisht policin, arrestohet një person në Prizren
Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili i kishte penguar dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës dhe kanë sulmuar fizikisht njërin prej tyre i cili ka pësuar lëndime të lehta.
Si pasojë e sulmit zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, por edhe të dyshuarit ju ka ofruar tretmani mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























