Grabiti farmacinë me dhunë e thikë, në pranga vlonjati
BKT
Kronika

Grabiti farmacinë me dhunë e thikë, në pranga vlonjati

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

Duke iu referuar njoftimit të policisë, bëhet me dije se pak ditë më parë, i riu kishte vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e thikës, një shumë parash në një farmaci.

Njoftimi i policisë:

Vjedh me dhunë disa para në një farmaci, kapet nga policia shtetasi i shpallur në kërkim:

I. P., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi më datë 07.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, shtetasi I.P., ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.


MË SHUME NGA Kronika