14:26 / 15.07.2019
Vrau shokun për borxhin 40 mijë euro, mbetet në burg 29-vjeçari
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në "arrest me burg" 29-vjeçarin A. K., i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e shokut të tij A.Sh. dy vjet më parë për një borxh prej 40 mijë eurosh.
Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura.
Në momentin e arrestimit, në automjetin me të cilin udhëtonte Koçeku policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "pistoletë" me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip "pistoletë".
Në automjet së bashku me Koçekun ishte edhe shtetasi Rr. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit"./oranews/























