Golem, makina përplas për vdekje 38-vjeçaren
BKT
Kronika

Golem, makina përplas për vdekje 38-vjeçaren

Një tjetër aksident me vdekjen e një kalimtareje është regjistruar në aksin rrugor Plepa-Kavajë në vendin e quajtur ura e Golemit, ku për pasojë ka humbur jetën një 38-vjeçare.

Një 25-vjeçar ka përplasur shtetasen B.Sh., banuese në Berat, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Nga burimet mësohet se katër persona i kanë ndërprerë rrugën automjetit që ka shkaktuar aksidentin pasi kanë zbritur nga autobusi që vinte nga Berati.

Ata kanë zbritur nga autobusi dhe kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të rrugës ku ndodhet edhe plazhi. Drejtuesi i automjetit tip Volvo, 25-vjeçari E.S është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit./oranews/


MË SHUME NGA Kronika