Del nga rruga makina, vdes drejtuesi i saj, lëndohet djali i tij
BKT
Kronika

Del nga rruga makina, vdes drejtuesi i saj, lëndohet djali i tij

Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik, ndërsa djali i tij ka mbetur i lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Tre urat”, në Çermë Sektor të Lushnjës.

Viktima është shtetasi me iniciale A.M, drejtues i mjetit Ford, ndërsa djali i tij, shtetasi me iniciale Rr.M, ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga./a2/


MË SHUME NGA Kronika