22:25 / 20.07.2019
Një person ka vdekur nga lëndimet e rënda, sulmuesi ende në arrati
Një person ka vdekur nga lëndimet e rënda, sulmuesi ende në arrati
Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.
Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.
Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.
Lajmin e ka konfirmuar më parë për KosovaPress Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:51 të ditës së sotme.























