11:31 / 23.07.2019
Arrestohet kubanezi që hyri ilegalisht në Kosovë, dëbohet në Serbi
Policia e Kosovës, ka arrestuar një shtetas të Kubës i cili kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale nga Serbia.
Policia e Kosovës dje në orën 09:00 të mëngjesit në fshatin Novosellë të Kamenicës ka arrestuar një shtetas të Kubës.
Sipas policisë, i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Gjykatë dhe është marr vendim që të depërtohet.
I dyshuari është depërtuar rreth orës 18:10 në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.























