10:43 / 24.07.2019
Arrestohet personi që sulmoi me thikë në Ferizaj
Në Ferizaj është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me thikë një person të komunitetit ashkali.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.























