Shpërthim dhe të shtëna armësh në Pejë, lëndohet një person
BKT
Kronika

Shpërthim dhe të shtëna armësh në Pejë, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Pejë, kanë ndodhur dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh, ku lëndime të lehta trupore ka pësuar një person ndërsa, një numër i konsiderueshëm i automjeteve janë dëmtuar.

Policia thotë se me të pranuar informatën për një rast shpërthimi mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën ’ Kreshnik Ademaj’ në Pejë, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, është informuar prokurori i shteti dhe të gjitha veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë koordinuar me të njëjtin.

“Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, për të vazhduar më këqyrje edhe sot me datë 27.07.2019. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën e cekur më lartë.  Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore  është liruar për në shtëpi. Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar”, thuhet në komunikatë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti  Hetimeve Rajonale DRP  Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast.


MË SHUME NGA Kronika