Në rajonin e Mitrovicës konfiskohen dy armë zjarri
Në orët e pasdites të datës 29 korrik 2019, në Mitrovicë dhe Vushtrri Policia ka konfiskuar dy armë zjarri në dy raste të ndara, njofton Policia e Kosovës.
Rasti i parë, me datën 29 korrik 2019 rreth orës 18:55, në Mitrovicë, Policia ka marrë informatën për një rrahje në progres. Njësia patrulluese ka dalë në vendngjarje, ku ka konfiskuar një armë zjarri, AK 47 M-70 1967, e cila ishte përdorur për kanosje ndaj viktimës nga ana e të dyshuarit. I dyshuari B. Sh. është i njohur për Policinë, ku për momentin gjendet në arrati, ndërsa rasti mbetet të hetohet si vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘kanosje’.
Kurse sa i përket rastit të dytë, me datën 29.07.2019 rreth orës 20:15, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë- Vushtrri, dëgjohen të shtëna. Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.
Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.























