11:28 / 31.07.2019
Festoi me armë, arrestohet një person në Vushtrri
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.























