10:57 / 01.08.2019
Arrestohet shqiptari në Itali, dhunoi e grabiti dy gra që njohu në internet
Një 24-vjeçar shqiptar, në bashkëpunim me dy minoren janë arrestuar për grabitje dhe sulm të dy grave në Perugia.
Mbrëmjen e së martës, një grua telefonoi policinë ku bënte thirrje për ndihmë pasi shtëpia e saj ishte grabitur.
Sipas mediave italiane, kur policia arriti në vendngjarje, gjeti dy gratë në gjendje shoku, me disa shenja në trupat e tyre. Ndonëse ishin në panik, ato dëshmuan për policinë se disa djem që njohën ‘online’ trokitën në derën e tyre dhe i sulmuan.
Në vetëm pak minuta, ata u larguan me disa qindra euro. Arratisja nuk zgjati pasi policia italiane arriti të kapte dhe arrestonte djemtë, identiteti i të cilëve nuk dihet./oranews/























