Vritet një person në Durrës
BKT
Kronika

Vritet një person në Durrës

Një person është qëlluar me armë zjarri në mes të ditës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:55 në lagjen Nr. 18 në qytetin bregdetar.

Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash të Durrësit, i cili u transportua në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.


MË SHUME NGA Kronika